Sa e rrezikuar është Shqipëria nga Koronavirusi?! Flet shefja e Shërbimit Infektiv

Shqipëria

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga Koronavirusi?! Flet shefja e Shërbimit Infektiv

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:10
Najada Çomo

Në lidhje me virusin e rrezikshëm që po përhapet nga Kina ka folur sot edhe doktoreshë Najada Çomo, shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT.

 E ftuar në A2, doktoresha u shpreh se në vendin tonë nuk ka vend për panik, pasi Shqipëria futet në vendet me rrezikshmëri të ulët nga ky virus.

“Nuk ka vend për panik, por ka vend për informacion. Koronavirusi është një virus që përhapet nëpërmjet ushqimeve që e mbartin ose nëpërmjet rrugës ajrore nga një person që është i infektuar.

Ky infeksion prek rrugët e frymëmarrjes, prandaj shtohet shumë sensibiliteti karshi kësaj sëmundje sepse ekspozimi i njerëzve është shumë i lartë kudo ku ata marrin oksigjenin e tyre. Kina ka referuar raste, vdekje dhe një numër të madh të të prekurve.

Ne jemi shumë larg nga Kina dhe për fat të mirë, në këtë rast, nuk kemi fluturime direkte për në Kinë. Tranziti është një lehtësi në kuptimin e skanimit të parë që i bëhet një personi.

Tashmë është ulur numri i fluturimeve nga vendet që kanë fluks të shtuar të personave. Shqipëria hyn në vendet me risk shumë të vogël nga ky virus”, shprehet Doktoreshë, Najada Como.

Megjithatë, doktoresha thekson se vendi ynë është i përgatitur për çdo rast. “Janë masa që merren nga Instituti i Shëndetit Publik dhe me aktorët përkatës, ministria, policia kufitare”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat