Patentat/ Rama: Në shkurt vijnë ekspertët gjermanë! Në Greqi procedurat drejt parlamentit

Shqipëria

Patentat/ Rama: Në shkurt vijnë ekspertët gjermanë! Në Greqi procedurat drejt parlamentit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:20
Edi Rama

Në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare, kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama pas bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel për sa i përket njohjes së patentave shqiptare në këtë shtet.

Po ashtu Rama njofton se “nga qeveria greke në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit”.

Kryeministri Rama në Facebook:

Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave?????

Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona?????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat