Pengmarrja në Kamëz, flasin familjarët e viktimës: Duam të gjendet trupi

Shqipëria

Pengmarrja në Kamëz, flasin familjarët e viktimës: Duam të gjendet trupi

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:13
Foto

Më 17 janar, Jani kishte dalë në punë si çdo ditë tjetër por në mesditë në rrugën “Londër” në Kamëz u rrëmbye dhe u fut në një makinë . Prej asaj dite dhe deri sot familja nuk pati më asnjë njoftim për 49 vjeçarin i cili  u zhduk pa lënë gjurmë.

Mbrëmë kishin mësuar nga policia se njeriu I tyre ishte rrahur dhe kishte gjetur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin ku do mbahej peng.

Mark Sula, kunati i tij kërkon që të gjendet sa më parë trupi.

“Na thanë mbrëmë nga policia që ka vdekur po s’kemi kufomën, ta gjejë policia” thotë ai.

Katër vëllezërit e Prengës jetojnë në Angli dhe kunati I tij thotë se nuk dinin që 49 vjeçari të kishte konflikt me njeri.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se kërkimet për trupin janë shtrirë në Shijak, dhe zonat përreth.

Pengmarrja tek Resorti

Rrëmbimi sipas policisë ka ardhur “si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.”

Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Arrestimi

Katër persona janë arrestuar si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Prengës.

Ata janë: Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

Olsi  Turja 36 vjeç, banues në Shijak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat