Ambasadorja e SHBA-ve kërkon vazhdimin e rasteve të PSP-së

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-ve kërkon vazhdimin e rasteve të PSP-së

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:06
Pamje nga takimi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ishte e gatshme që të filloju negociatat në tetor të vitit të kaluar dhe BE do të duhej të ishte e gatshme që të shfrtyëzoj këtë instrument në mënyrë të përgjegjshme.

Gjermania është që procesi të jetë më transparen, por është gjithashtu e bindur që është e nevojshme që t’I ofrohet Maqedonisë së Veriut perspektive evropiane, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerbrih, ambassador  i Gjermanisë në Maqedoni.

Tomas Gerberih, Ambasador i Gjermanisë

“Procesi i negociata është instrumenti i vetëm që kemi ne dhe duhet ta shfrytëzojmë atë. Tani kemi qeveri teknike dhe shpresoj se ajo do të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike. Politikanët nuk guxojnë të sillen sikur shteti u takon partive që përfaqësojnë dhe jo gjithë qytetarëve, sepse kjo çon në ndarje të re të shoqërisë dhe frikësimin e qytetarëve. Hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në është çështje esenciale për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë. Është edhe në interes të Evropës që të kyç vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”.

Qëndrimi ynë mbetet i qartë sa i përket gatishmërisë së vendit për NATO dhe negociatat e BE-së dhe shpresojmë të shohim vendim pozitiv në mars.

Kate Byrns, Ambasadore e ShBA-së

“Ne mendojmë se miratimi i propozim ligjit për Prokurorinë Publike do të demonstroj në këtë periudhë kritike angazhimin e Maqedonisë së Veriut për sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupcionit dhe kjo duhet të jetë mbi partitë politike. Raste e Prokurorisë Speciale duhet të vazhdojnë, qytetarët presin dhe meritojnë të shohin se ata të cilët kanë keqpërdorur besimin publik mbajnë përgjegjësi dhe meritojnë të shohin se drejtësia zbatohet në mënyrë të barabartë dhe fer për të gjithë. Rinia e Maqedonisë së Veriut meritojnë të kenë ardhmëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat