Si i shpëtoi burgut Altin Hajri, i vetmi i arratisur për vrasjen e Jak Prengës

Shqipëria

Si i shpëtoi burgut Altin Hajri, i vetmi i arratisur për vrasjen e Jak Prengës

Më: 28 janar 2020 Në ora: 20:37
Altin Hajri

Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga, nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare.

Në maj të vitit të kaluar, gjykata e Durrësit e shpalli fajtor dhe e dënoi në mungesë me 7 vjet burgim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje nga 15 vjet të kërkuara nga prokuroria. Po ky vendim nuk u ekzekutua, pasi u ankimua nga avokatët e Hajrit dhe gjykata e Apelit Durrës e shpalli të pafajshëm dhe vendimin e shkallës së parë si të pabazuar në prova.

Hajri ka qenë dënuar me gjoba nga Gjykata e Durrësit dhe për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, vepra këto të klasifikuara si kundërvajtje penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat