Vrau duke goditur me sëpatë 50-vjeçarin, ky është autori i krimit makabër në Korçë

Shqipëria

Vrau duke goditur me sëpatë 50-vjeçarin, ky është autori i krimit makabër në Korçë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:08
Zamir Topi

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Top Channel është vrasësi Zamir Topi i cili pasditen e sotme qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin në qytetin e Korçës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Zamir Topi ishte person me probleme mendore madje kishte edhe një kartelë mjekësore.

Motiv i vrasjes është bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit. Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë.

Viktima u qëllua me sëpatë në kokë nga autori Zamir Topi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe më tej u kap nga policia pak metra larg vendit të krimit. Ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit në afërsi të pazarit të Korçës ndërsa sipas të dhënave konflikti kishte në qendër grindjen mes palëve për dëmtimin e një varri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat