Katër këshillat kryesore që duhet ti ngulitni në mendje për tërmetin

Shqipëria

Katër këshillat kryesore që duhet ti ngulitni në mendje për tërmetin

Më: 29 janar 2020 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Keshillat nga sizmiologu Edmond Dushi ne nje prononcim per televizionin Ora News

1- Në momentin që ndodh tërmeti duhet të gjejmë pikat më të forta të strukturës së obejktit ku jeni. Është e kotë të vraponi sepse koha e lëkundjes është e vogel, cështje sekondash. Pastaj me kalimin e lëkundjes kryesore, në mënyrë të qetë dhe të organizuar duhet të dalim nga objektet.

2- Evitoni në mënyrë kategorike ashensoret.

3- Mos qëndroni në sheshet poshtë pallateve apo në mjedise poshtë pallateve pasi jemi prapë të rrezikuar nga objektet që bien nga katet e sipërme ose nga vetë struktura e objektit.        

4- Qëndroni në zona të hapura sa më të cliruara nga ndërtesa apo pemë e shtylla, që janë objekte të futura në tokë dhe mund të ndikohen gjatë valëve sizmike.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat