Djukanovic: S’mund të ketë as Serbi të Madhe e as Shqipëri të madhe, vetëm tragjedi e madhe

Shqipëria

Djukanovic: S’mund të ketë as Serbi të Madhe e as Shqipëri të madhe, vetëm tragjedi e madhe

Më: 29 janar 2020 Në ora: 07:15
Milo Djukanovic

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, pas ngjarjeve dhe trazirave të shkaktuar pas miratimit të ligjit për liritë fetare nga Kuvendi i Malit të Zi, nga qarqet pro serbe në Mal të Zi dhe nga pushteti serb tha se liria fetare e qytetarëve po keqpërdoret me qëllim të shkatërrimit të Malit të Zi. Djukanovic tha se idetë e shekullit të kaluar po kthehen dhe paralajmëroi rezistencë të fuqishme nga Mali i Zi

Presidenti Djukanovic i mohoi pretendimet e kundërshtarëve të ligjit të ri se duan të marrin pronën e Kishës Ortodokse Serbe, si të pa vërtetë. Ai tha se duan të ripërtërijnë Kishën Ortodokse të Malit të Zi, e duan të punojnë si njerëz të përgjegjshëm, pasi po jetojmë në një paradoks të rëndë për kushte ballkanike.

Djukanovic vlerësoi se në Ballkan ekzistojnë ndasi të shumta, duke shtuar se pushteti të malazez konsideron se tejkalimi i këtij problemi rol të rëndësishëm mund të luaj një kishë konstruktive ortodokse.

“Por, ne na duket se ju nuk jeni pjesë e këtij misioni. Ne na duket se jeni keni mision të serbizimit të Malit të Zi. Mendoi se doni ta ktheni Malin e Zi në atë shfaqjen e kaluar ku Mali i Zi ishte vetëm një shtet i dytë serb. Kjo është realisht baza e  mospajtimit mes nacionalizmit serbomadh dhe pavarësisë malazeze”.

Djukanovic konstatoi po ashtu se “nacionalizmi serbomadh i ra të heshtë pak pas 2006’s, por asnjëherë nuk u pajtua me pavarësinë e Malit të Zi dhe që ende ëndërrojë, që të ri kompozohet Ballkani, që të krijohet Serbia e zgjeruar, Shqipëria e zgjeruar, Kroacia, e të tjerët të zhduken”.

Presidenti malazez tërhoqi vërejtjen se ky plan ka ekzistuar edhe gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe i kushtoi këtij rajoni shumë viktima dhe tragjedi.

“Ky plan është i përafërt me atë plan që gjithmonë ka ekzistuar edhe të nëntëdhjetave dhe i kushtoi rajonit tonë me numër të madh viktimash. Pra, nuk mund të ketë Serbi të madhe, e as Shqipëri të Madhe, mund të ketë vetëm tragjedi të madhe. E në vend se këto leksione të mësohen mirë gjatë të 90’ve, e në vend se të hiqet dorë e të groposen thellë, siç po e shohim, as pas 30 viteve jo të plota më pas, po kthehen idetë e vjetra në tavolinë e një prej këtyre ideve të vjetra është edhe nacionalizmi serbomadh që duke shfrytëzuar Kishën Ortodokse Serbe po provon që ende ta përfaqësoj Malin e Zi, të ndikoj në jetën e saj sikur një shteti të dytë serb. Kjo është diçka me të cilën ne nuk pajtohemi dhe ndaj të cilës dalim, do të thosha, një rezistencë të palëkundur dhe të fortë dhe është një gjë që kurrë nuk do të bëhet në Mal të Zi” tha Djukanovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat