Njohja e patentë shoferëve, Cakaj: Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi

Shqipëria

Njohja e patentë shoferëve, Cakaj: Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:05
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka vlerësuar si lajm të mirë për diplomacinë e Shqipërisë dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

“Parlamenti grek tashmë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e shtetasëve grekë dhe shqiptarë, si dhe kursen kohën e tyre të vyer nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për paisjen me leje drejtimi!”

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat