Rama: Hetim dhe kush nuk ka paguar taksa

Shqipëria

Rama: Hetim dhe kush nuk ka paguar taksa

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 12:08
Edi Rama

Personat që do të duhet të deklarojnë pasurinë si pasojë e paketës anti “Kap çfarë të Kapësh”, do të duhet të argumentojnë se të ardhurat nuk i kanë nga aktivitete kriminale.

Verifikimi për ta do të jetë i plotë, qoftë edhe duke marrë në konsideratë se ndër vite nuk janë paguar taksat. Në këtë rast atyre do tu kërkohet të paguajnë detyrimet e prapambetura. Të paktën ky është sqarimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në facebook.

“Të dënuar për trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje krime të rënda. Të akuzuar që i kanë shpëtuar drejtësisë në bashkëpunim me KÇK. Le të provojnë para drejtësisë që pasuria e tyre nuk ka lidhje me taskat e munguara. Nëse pasuria është produkt i punës paguan taksat e munguara, nëse pasuria buron nga krimi ajo konfiskohet përgjithmonë Asnjë shitje apo blerje e pasurisë kriminale nuk e shpëton atë nga konfiskimi. Ligji special prek çdo pjesëtar të rrethit familjar që zotëron pasuri të pajustifikueshme dhe me çdo transaksion pasurie me këtë individë”

Deri më tani kërkesa për deklarimin e pasurive u është dërguar disa personazheve në Shkodër, Durrës, Elbasan, Lushnje dhe FIer. Pas plotësimit të formularëve, SPAK do të ketë 15 ditë kohë për të kryer hetimin dhe më pas dosja kalon në gjykatën special për vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat