Takimi me delegacionin e Venecias, Basha ‘paralajmëron’ shumicën: Nëse do vazhdoni kështu, atëherë opozita dhe shqiptarët…

Shqipëria

Takimi me delegacionin e Venecias, Basha ‘paralajmëron’ shumicën: Nëse do vazhdoni kështu, atëherë opozita dhe shqiptarët…

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:36
Lulzim Basha

Duke theksuar se vendi është në kolaps total, pushteti dhe drejtësia e kapur dhe shqiptarët të pasigurtë, kryedemokrati Basha ka nënvizuar se e vetmja zgjidhje përballë një krizë totale është një parlament i dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

Në mbyllje të takimit me delegacionin e Venecias, Basha tha se biseda ishte shumë e frytshme. “Vendi është në krizë të thellë, ilustrimi  më i mirë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret për opinionin e Venecias, por forcon kapjen e shtetit, drejtësisë, kushtetueses. Vendi është në kolaps, jeta dhe sigurua është e kërcënuar se shteti sot nuk është i shqiptarëve por i pushtetarëve të lidhur me kriminelët që kanë kapur zgjedhjet, bashkitë parlamentin, gjykatat, gjithçka”- tha Basha.

Ai theksoi se me delegacionin është diskutuar problematikën që është rënduar nga viti në vit që nga kapja e drejtësisë nga një qeveri që mbron e fsheh krimin e vet.

“Rruga e daljes është e qartë, të kemi parlament që është produkt i votës së qytetarëve”- tha Basha.

Në përgjigje të pyetjes së medias, se shumica e ka dhënë tashmë përgjigje e vet për kërkesën e opozitës për qeveri teknike e zgjehdje të parakohshme, Basha tha: Zgjidhja që kërkojmë nuk e duam për veten, sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë zgjidhjet politike për shqiptarët, nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm, paratë e krimit dhe të vërë interesat e pushtetit të vet dhe të krimineleve kundër shqiptarëve atëherë opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzisht që ka marrë peng vendin

Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese eshte ne qender te takimit qe sapo ka nisur mes Delegacionit te Venecias që ndodhet në vendin tonë dhe perfaqësuesve të opozitës.

Ne takim ndodhet kryedemokrati Lulzim Basha, nderkohe qe merr pjese edhe nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi.

Takimi do të jetë në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kreu i Partise Demokratike, Basha pati nje komunikim me mediat ne mbyllje te bisedes me delegacionin.

Nderkohe qe po sot pritet qe delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Dje ekspertët e Venecias patën axhedne te ngejshur takimesh me Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor dhe Arta Vorpsin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat