Me dokumente false drejt Anglisë, shqiptarët e pësojnë në Itali

Shqipëria

Me dokumente false drejt Anglisë, shqiptarët e pësojnë në Itali

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Dy vajza shqiptare u ndaluan me 14 shkurt në aeroportin e Katanias, në tentativë për të fluturuar drejt Britanisë së Madhe me dokumenta false.

Ndalimi i tyre u bë rreth orës 18.30.

Ndërsa po verifikoheshin dokumentat e pasagjerëve të fluturimit që largohej për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet, stafi i ekipit të policisë së kufirit ajror në shërbim në aeroportin Katanias, arrestoi dy shqiptaret të moshës 18 dhe 19 vjeçe.

Dy vajzat u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumentave duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.

Ekspertët e dokumenteve false përmes pajisjeve teknike të pranishme në këto zyra, ishin në gjendje të nxirrnin në pah falsifikimet e dokumenteve, për më tepër dokumentet e tyre të identitetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare u gjetën të fshehura mes sendeve personale të ruajtura në bagazh.

Magjistrati në detyrë e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy të huajave në përfundim të procedurave përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat