Rama jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët dhe zbulon çfarë do të ndodhë së shpejti

Shqipëria

Rama jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët dhe zbulon çfarë do të ndodhë së shpejti

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 10:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë nga Gjermania për qytetarët shqiptarë.

Rama shkruan se njohja e patentave pritet të ndodhë së shpejti.

“Një lajm i mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”

Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e #RevolucionitDigjital2020

Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRRSH që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat