Një 40 vjeçar është aksidentuar në vendin e punës në Kamëz.
Mësohet se shtetasi R.D, ka rënë aksidentalisht nga lartësia, ku po punonte.
Sakaq, bëhet me dije se punëtori është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.