Eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, forcat xhenio çaktivizojnë lëndën plasëse

Shqipëria

Eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, forcat xhenio çaktivizojnë lëndën plasëse

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:50
Shkodër

Forcat xhenio kanë çaktivizuar lëndën plasëse të gjendur në një pako të mbështjellë me natriban, nën automjetin e administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Liçi.

Ekspertët bëjnë të ditur se lënda në fjalë është plasëse dhe se hetimet në laborator do të përcaktojnë llojin e përdorur dhe mekanizmin.

Mëngjesin e sotëm, administratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi njoftoi policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, kishte konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban dhe se dyshonte se kishte të bënte me lëndë plasëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat