Humbi jetën nëna me dy fëmijët në Ostren: Gjendet shishja helmuese në banesë

Shqipëria

Humbi jetën nëna me dy fëmijët në Ostren: Gjendet shishja helmuese në banesë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 15:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në fshatin Ostren të Madh, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të familjes.

Mësohet se grupi hetimor ka gjetur një shishe 50 gramshe në banenë.

Sakaq, bëhet me dije se çlironte erë të rëndë dhe mbante pesticide për patate.

Ndërkohë shishja është dërguar për ekzaminim në laborator, ku dhe priten rezultatet përfundimtare.

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolës ndërsa kanë mbetur të vdekur nëna, konkretisht shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, (vajza dhe djali) ndërsa një tjetër fëmijë i familjes është plagosur rëndë. Në fillim u dyshua se shkak i tragjedisë u bë rrjedhja e bombulës së gazit, por që ka mbetur ende pa konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat