Balliu: Pishat me kosto 2.6 mln euro po priten, Veliaj-Fusha kontratë direkte

Shqipëria

Balliu: Pishat me kosto 2.6 mln euro po priten, Veliaj-Fusha kontratë direkte

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:39
Klevis Balliu

Dy ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për mbjelljen e pishave me kosto 2.6 mln euro.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i cili ka bërë kallëzimin thotë se nuk është njoftuar për pushimin e hetimeve.

Ndërsa thotë se shumica e atyre pishave tani ka filluar të priten, argumenton se si Erion Veliaj dhe Fusha shpk kanë bërë një kontratë direkte, që bëhet vetëm për raste emergjente.

Klevis Balliu: Është bërë një kallëzim penal ndaj Erjon Veliajt për afro 400 pisha që ka vënë Erion Veliaj në autostradë. Kostoja ishte 2.6 mln euro. Këtë kontratë Erion Veliaj e ka bërë me Fusha shpk. Kanë bërë një kontratë direkte. Kontrata direkte bëhen vetëm në raste emergjence, kurse ato pisha janë pisha dekorative. Emergjencë do të thotë nëse bie tërmet dhe bëhet kontratë direkte për të ndihmuar qytetarët. Veliaj e ka bërë këtë kontratë direkte për pishat. Me fusha shpk ai i merr 2.6 mln euro taksapaguesve të Tiranës dhe ja jep ato para fushës me të cilën ai i ndan. Nuk ka pisha që bëjnë 2.6 mln euro. Është një vjedhje e drejtpërdrejtë me një kontratë direkte. 

Shumica e pishave janë prerë, pra bashkia i ka mbjellë pishat 2.6 mln euro dhe ka filluar ti presë. Përse? Sepse vazhdon vjedhja. 600 mijë eurot e para që bëri Rama me eksperimentin e palmave, doli vetë Veliaj dhe tha që palmat janë gabim. 

Unë që kam bërë kallëzimin penal unë e kam marrë vesh që kjo çështje është mbyllur nga gjykata nga prokuroria nëpërmjet mediave. Nuk më ka informuar askush. Ne, vendimin e shkallës së parë të kësaj çështje e kemi apeluar. Mua nuk më ka thirrur kurrë Gjykata e Apelit. Unë dua të pyes pak prokurorinë si e bëtë që e justifikuat që pishat bëjnë 3 mijë euro një pishë. Në cilin vend të botës kushton një pishë 3 mijë euro? Që edhe po të ekzistonte në një vend si Tirana nuk duhet ti shpenzoje kurrë ato para sepse mund të shkonin për njerëzit në nevojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat