Impiant për përpunimin e mbetjeve shtazore

Shqipëria

Impiant për përpunimin e mbetjeve shtazore

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Në ish-zonën industriale të Lezhës ka përfunduar impianti që riciklon mbetjet shtazore dhe i kthen në lëndë të parë për blegtorinë.

Investimin me vlerë rreth 1.5 milionë euro mbështetur me fonde nga programi IPARD, u inspektua nga afër edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

“Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet e botës shtazore edhe të peshkut. Përpunimi, kafshë të sëmura, pula të skarcitetit, mbeturina të thertoreve, pra çdo mbeturinë e botës shtazore tashmë do vijë tek ky impiant do vijë tek ky impiant, do përpunohet dhe do dalë në një ushqim për kafshët", theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky është i vetmi impiant me parametra bashkëkohorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kapacitet ditor përpunimi rreth 120 ton. Çuçi tha se teknologjia e përdorur në fabrikë, nuk ka impakt negativ në mjedis.

"Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t’i japë një vlerë tjetër", tha Çuçi.

Kjo mënyrë minimizon rrezikun e sëmundjeve zonotike tek kafshët, duke ndikuar në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat