Rama pritet nga Presidentit i KiE, Michel: Mundësi për rikonfirmimin e perspektivës së Ballkanit Perëndimor

Shqipëria

Rama pritet nga Presidentit i KiE, Michel: Mundësi për rikonfirmimin e perspektivës së Ballkanit Perëndimor

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:14
Charles Michel dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pritur në Bruksel nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Takimi zhvillohet në kuadër të takimit “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë takim do të diskutohet problematikat në Ballkanin Perëndimor midis vendeve por edhe metodologjia e re e zgjerimit e cila prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

"Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme", shkruan Charles Michel në rrjetet sociale.

Rama ndodhet në Bruksel gjithashtu edhe për Konferencën e Donatorëve, për tërmetin e 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat