Pamjet, kisha 400 vjeçare shqiptare lihet në harresë

Shqipëria

Pamjet, kisha 400 vjeçare shqiptare lihet në harresë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:51
Barmash

Kisha 400-vjeçare e “Shen Mërise” në fshatin Barmash të Kolonjës rrezikon zhdukjen. Objekti fetar është rrënuar dhe instancat përkatëse nuk kanë marë asnjë masë për riparimin e saj.

E ndodhur në mes të varrezave të fshatit, kisha e “Shën Marisë” është një pasuri e rrallë rrezikon të mos ekzistojë më. E ndërtuar me një arkitekturë të veçantë, muret e saj të dëmtuara fshehin afreske të punuara me metodat më të përparauara në shekullin e 17. Por tani i ka gërryer lagështira.

Kjo është pamja tjetër që të ofron ky momunent i kategorisë së Parë. Daton prej viti 1610. Mure te shkatarruara, çatia e degraduar, cka lejon lagështinë të depërtojë në brendësi të këtij monumenti të kulturës duke gllabëruar afresket murale, qindra vjecare.

Nga ana tjetër instancat përkatëse, heshtin. Ndërsa është thënë që është miratuar një projekt, është celur fondi, por gjithcka ka mbetur në letër, ndërsa ato lekë nuk dihet ku kanë shkuar.

E kontaktuar nga Abc News, Drejtoria e Monumenteve në juglindje thekson se për shkak të gjendjes ndërhyrja në këtë kishë është e nevojshme, por ende nuk ka një datë se kur punimet mund të fillojnë.

Monumentet e kulturës në rrethin e Kolonjës janë në gjendje te degraduar për shkak edhe të indiferentizmit të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat