Ekspertët gjermanë kontrollojnë se sa të sigurta janë patent shoferët nga Shqipëria

Shqipëria

Ekspertët gjermanë kontrollojnë se sa të sigurta janë patent shoferët nga Shqipëria

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:40

Pas marrëveshjes verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel për të nisur punën për njohjen e patent shoferëve shqiptare në Gjermani, në Tiranë mbërritën menjëherë ekspertët gjermanë që kontrolluan të gjithë procesin e dhënies së patentave, provimet dhe gjithë sistemin e kontrollit.

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor, ishte pjesë e këtij kontrolli nga ana e Guido Zielke, drejtor i përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Renate Bartelt-Lehrfeld, drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit.

Perutnina Ptuj me kujdes dhe vëmendje të veçantë për konsumatorët.Ministri gjerman i Transporteve premton njohjen e patentë shoferit nga Shqipëria

Vendosja e një sistemi kontrolli elektronik, rritja e cilësisë së printimeve por edhe mënyra e kontrollit të provimit për marrjen e patentës u vlerësuan nga ana e palës gjermane. Ndërkohë që këtë marrëveshje duhet që të nisin ta miratojnë parlamentet e të gjitha landeve gjermane, dhe kjo është një periudhë e gjatë kohe por që ka nisur tashmë të marrë rrugën e zgjidhjes. Pas përfundimit, shtetasit nga Shqipëria mund të lëvizin në Gjermani me lejen e drejtimit që marrin në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat