Pak minuta para konferencës së donatorëve, Rama takohet me Matthew Palmer

Shqipëria

Pak minuta para konferencës së donatorëve, Rama takohet me Matthew Palmer

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:24
Edi Rama dhe Mathew Palmer

Rama ka takuar në Bruksel edhe të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, ku do të jetë edhe në konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.

Kjo konferencë pritet që të mbahet rreth orës 14:30 dhe sipas ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj prit qe në këtë konferencë të mblidhen rreth 450 mln euro.

Ndërkohë, Rama pak minuta para kësaj konference është filmuar nën shoqërinë e të dërguar të DASH për Ballkanin, Matthew Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat