Konferenca e Donatorëve, KE i dhuron 15 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin

Shqipëria

Konferenca e Donatorëve, KE i dhuron 15 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:26
Edi Rama dhe Ursula Von der Leyen

Pak minuta më parë është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për dhurimin e 15 milion eurove për procesin e rindërtimit.

Ky fond do përdoret për ndërtimin e shkollave dhe institucioneve publike.

Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.

Kjo konferencë pritet që të mbahet rreth orës 14:30 dhe sipas ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj pritet që në këtë konferencë të mblidhen rreth 450 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat