Britania e Madhe bën publike shifrën, ja sa paund do të dhurojë për dëmet nga tërmeti

Shqipëria

Britania e Madhe bën publike shifrën, ja sa paund do të dhurojë për dëmet nga tërmeti

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Britania e Madhe do t’i dhurojë Shqipërisë 1 milion paund si ndihmë për të kryer rindërtimet pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Britania e Madhe do të jetë përkrahë Shqipërisë në këtë fazë dhe do të dhurojë për të 1 milionë paund.

“Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më herët edhe Holdanda ka deklaruar se do të japë 3 mln euro si ndihmë për Shqipërinë. Ndërkohë në Bruksel sot po mbahet Koferenca e Donatorëve me pjesëmarrjen e mbi 100 shteteve të ndryshme që pritet të japin kontributin e tyre për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që la pas milion euro dëme dhe 51 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat