Rama: Ju lutem na ndihmoni! I lumtur nëse flamuri shqiptar do zëvendësonte atë britanik në BE

Shqipëria

Rama: Ju lutem na ndihmoni! I lumtur nëse flamuri shqiptar do zëvendësonte atë britanik në BE

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës së donatorëve për Shqipërinë, teksa kërkoi ndihmë për tërmetin e 26 nëntorit e nisi duke thënë faleminderit në shumë gjuhë të botës.

Rama u shpreh se do ishte i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej e të zëvendësojë flamurin britanik pas largimit nga Bashkimi Evropian.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej.

Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirshme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin.

Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Siç ndodh një këngë e John Lenon  ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqendruar te ai moment.

Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama.

BE-ja jep 100 milionë euro për dëmet e tërmetit në Shqipëri

Në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, ka marrë fjalën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen e cila është shprehur se BE do të japë 100 milion euro për Shqipërinë.

Duke mos përfshirë 15 milionët që ka dhënë Këshilli i Evropës.

“Ne kemi dëgjuar histori që të prekin zemrën nga kjo tragjedi. Kjo është një histori dhimbje dhe histori shërimi. Kjo pjesëmarrje dëshmon se ne jemi në krahun tuaj. Solidariteti shpëtoi jetë njerëzish nga kjo tragjedi shqiptare. Nevojat e Shqipërisë janë të mëdha dhe urgjente. Sot ne jemi këtu të dëshmojmë dhe të marrim angazhimet tona për popullin shqiptarë. Ne bashkë duhet ta bëjmë Shqipërinë më të fortë”, tha von de Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat