Meta flet për “grusht shteti”/ Akuzon mazhorancën për veprime arbitrare

Shqipëria

Meta flet për “grusht shteti”/ Akuzon mazhorancën për veprime arbitrare

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:00
Ilir Meta

Kallëzimit  penal ndaj Ardian Dvoranit, Ilir Meta i shtoi prova të reja duke paralajmëruar  depozitimin ne në organet e drejtësisë për te thelluar hetimin.

Presidenti këtë herë do të shkojë vetë në Venecia për të denoncuar grushtin e shteti që sipas tij mazhoranca po bën me emërimin e anëtarëve të kushtetueses.

Dorëheqja nuk është në planet e Ilir Metës ndërsa këmbëngul se për betejën e tij do vijë dita që do kërkojë edhe mbështetjen e popullit.

Kundërsulmi më i afër ndaj mazhorancës  për formulën e re të betimit të anëtarëve të kushtetueses janë dekretet.

Kryetari i shtetit  nuk i kurseu kritikat kundër paketës anti KCK, synimi i së cilës sipas tij është nxirja e  drejtësisë dhe anëtarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat