Shpërthen Arlind Qorri: Garë mes partive kush t’iu shërbejë oligarkëve

Shqipëria

Shpërthen Arlind Qorri: Garë mes partive kush t’iu shërbejë oligarkëve

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:20
Arlind Qorri

I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte kryetari i Organizatës Politike, Arlind Qorri.

Ai spekuloi se partitë politike kryesore në Shqipëri, pra trinomi PS-PD-LSI, janë në shërbim të oligarkëve, duke akuzuar se këto parti janë thjesht zëdhënës të tyre në popull. Madje, shprehu hapur pakënaqësitë e tij në lidhje me përfaqësinë e popullit nga ana e këtyre partive.

Kryetari i Organizatës Politike pretendon se partitë politike nuk janë duke përfaqësuar popullin edhe pse gëzojnë një numër të konsiderueshëm votash, por sipas tij ato, pra partitë kryesore politike, kanë program të përbashkët dhe ideologji të përbashkët.

“Unë mendoj që pushteti i vërtetë në Shqipëri nuk qëndron tek partitë, pushteti vërtetë qëndron tek ata që ne i quajmë oligarkë. Tek njerëz që janë jashtëzakonisht të fuqishëm ekonomikisht, që kanë kapur ekonominë shqiptare, që kanë kapur sektorët më të rëndësishëm të kësaj ekonomie dhe partitë janë thjesht zëdhënëse të interesave të tyre. Në këtë kuptim kontradiktat mes partive nuk është një kontradiktë e vërtetë, nuk është një kontradiktë për të mirën e shoqërisë, por se kush zë vendin në tryezën e oligarkëve. Në qoftë se Rama, Basha, Kryemadhi e kështu me radhë luftojnë me njëri-tjetrin nuk janë duke luftuar se përfaqësojnë shtresat apo klasa të ndryshme të shoqërisë. Ato përfaqësojnë të njëjtën klik oligarkësh, thjeshtë janë në garë mes tyre se kush i shërben më mirë interesave të oligarkëve. Në këtë kuptim çfarëdo konflikti midis tyre është thjesht konflikti surrogatesh, një konflikt i parëndësishëm sepse nuk kanë dallime përmbajtjesore midis tyre, nuk ka dallime as programore por mbi të gjitha nuk ka dallime nga ana e përfaqësueshmërisë. Këto janë parti që vazhdojnë të marrin vota dhe nuk përfaqësojnë njerëzit që i votojnë. Prandaj në Shqipëri prej vitesh kemi hyre në krizë të legjitimitetit, sistemi politik të Shqipëri është përpara një krize të legjitimitetit”, u shpreh Arlind Qorri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat