1.15 mld euro për Shqipërinë, Presidentja e KE: Do bëjmë marrëveshje për transparencën

Shqipëria

1.15 mld euro për Shqipërinë, Presidentja e KE: Do bëjmë marrëveshje për transparencën

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:00
Ursula von der Leyen

Komisioni Evropian do të monitorojë mënyrën sesi qeveria do t’i përdorë fondet e mbledhur për Shqipërinë nga konferenca e donatorëve.

Në konferencë për shtyp me kryeministrin Rama, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, deklaroi se do të dërgohen në Shqipëri një grup ekspertësh që do të monitorojnë nga afër procesin e rindërtimit.

Der Leyen: Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku.

Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat