Basha: Të nisë menjëherë puna, fondet nga Konferenca e Donatorëve të përdoren me përgjegjshmëri

Shqipëria

Basha: Të nisë menjëherë puna, fondet nga Konferenca e Donatorëve të përdoren me përgjegjshmëri

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Lulzim Basha

Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro në ndihmë të Shqipërisë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha  ka thënë  setë gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

“Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë’.

“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, ka shkruar Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat