Konferenca e donatorëve, Kryemadhi: Faleminderit, Çdo euro të administrohet më transparencë

Shqipëria

Konferenca e donatorëve, Kryemadhi: Faleminderit, Çdo euro të administrohet më transparencë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:47
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka falenderuar të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, nga ku u mblodh një sasi prej 1.15 miliardë eurosh në grante e kredi për Shqipërinë.

Përmes një statusi në rrjetin social, Kryemadhi shkruan se tashmë çdo qindarkë e dhuruar në Konferencën e Donatorëve, duhet shpenzuar dhe menaxhuar me përgjegjësinë dhe transparencën maksimale.

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.
Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.
Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.
Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.
Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.
Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!
Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!
Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat