Ndihma mbi 1 miliard për tërmetin/ Monika Kryemadhi: Çdo qindrarkë është e çmuar, të administrohet me transparencë

Shqipëria

Ndihma mbi 1 miliard për tërmetin/ Monika Kryemadhi: Çdo qindrarkë është e çmuar, të administrohet me transparencë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:05
Monika Kryemadhi

Lidhur me faturën 1.15 miliard euro për rimëkëmbjen nga tërmeti, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohje për vendet që kontribuuan për Shqipërinë në Konferencën e donatorëve.

Me  një postim në Facebook, Monika Kryemadhi tha se mbështetja e tyre duhet të shkojë sa më parë për familjet e pastreha.

Ajo u shpreh se “çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë”.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.

Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.

Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.

Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!

Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat