Meta kundër minishengenit, vlerëson paraqitjen e Kurtit në Munih

Shqipëria

Meta kundër minishengenit, vlerëson paraqitjen e Kurtit në Munih

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:43
Ilir Meta dhe Albin Kurti

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka vlerësuar paraqitjen e kryeministrit të ri të Kosovës në Munih. I pari i Shqipërisë dyshon në suksesin e minishengenit, të cilin Kurti e kundërshton, derisa thekson se beson në suksesin e qeverisë së udhëhequr nga i pari i VV’së.

“Perfomranca e Albin Kurtit ishte performancë dinjitoze për aq sa e ndoqëm. Procesi i Berlinit si një proces që përfshin gjithë Ballkanin mund të përmbush edhe pretendimet që ka zt.Rama. Minishengeni është e pa menduar mirë dhe mjaft e fragmentuar për të të qenë e suksesshme. Mendoj se është një veprim tërësisht pa sens sepse ata nuk përfaqësojnë secili veten në planin personal. Kjo nuk lë ndonjë impakt pozitiv”, tha Meta.

Meta përkrah heqjen e taksës 100 për qind ndaj profukteve serbe, por kërkon që Serbia t’u qëndrojë prapa marrëveshjeve të arritura.

“Taksa është tashmë e qartë që nuk mund të vazhdojë në të ardhmen si një mjet efektiv, por heqja e saj duhet të sjellë garanci që Serbia nuk mund të sillet në mënyrë diskriminuese ndaj Kosovës. Nga dialogu ka përfituar vetëm Serbia dhe nuk u qëndroi marrëveshjeve për fqinjësi të mirë’, tha presidenti i Shqipërisë.

“Unë besoj që Kurti ka një vizion i cili në rast se do t’i qëndrojë fort do ta arrijë ta kthejë qeverinë e tij në një shembull në të gjithë rajonin. Së dyti, duke qëndruar në pozita parimore dhe duke përpunuar idetë e tij për reciprocitetit askush nuk mund të dalë kundër. Kosova është një krijesë në radhë të parë e qytetarëve të Kosovës por edhe të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-së”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat