I morën 900 mijë lekë 70 vjeçarit, ISSH shkarkon nga detyra dy punonjës

Shqipëria

I morën 900 mijë lekë 70 vjeçarit, ISSH shkarkon nga detyra dy punonjës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 00:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka vendosur shkarkimin e dy zyrtareve të Agjencisë Lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, pas denoncimit të bërë nga një qytetar në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

ABC News mëson se ISSH ka vendosur ta shkarkojë Eduart Zogu, me detyrë përgjegjësi i agjencisë së Krujës, si dhe inspektorin e bujkujt në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra. Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.

Qytetari ka denoncuar faktin se zyrtarët i morën qytetarit një ryshfet prej 600 mijë lekësh të vjetra, ku i kanë garantuan se do fitonte në gjykatë dhe vendimin e gjykatës juristët e Drejtorisë Rajonale të Pensioneve në Durrës nuk do ta apelonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat