1,15 miliardë Euro për Shqipërinë pas tërmetit, por si janë ndarë në grante, donacione dhe kredi të buta

Shqipëria

1,15 miliardë Euro për Shqipërinë pas tërmetit, por si janë ndarë në grante, donacione dhe kredi të buta

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:02
Foto

Në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, organizuar nga Komisionit Europian, u mblodhën 1.15 miliardë euro donacione, grante e kredi për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Referuar raportimeve të deritanishme, pjesa më e madhe janë kredi me interesa të ulëta.

Por cila është diferenca mes tyre?

Donacionet janë dhurime direkte në para, që përgjithësisht nuk lidhen me ndonjë kusht të veçantë.

Grantet janë fonde të dhëna nga qeveritë, koorporatat apo instituconet. Për të përfituar nga grantet, përfituesi duhet të bëjë aplikime apo propozime, pra duhet të ketë një projekt që më pas duhet të “filtrohet” nga dhënësi i grantit dhe vetëm pas miratimit disbursohen paratë. Ashtu si për donacionet,edhe për grantet nuk ka detyrim kthimi.

Zakonisht grantet kërkojnë më shumë kohë për t’u përfituar.

Ndërsa kredia e butë është një kredi pa interes ose me interesa të ulëta, poshtë atyre që ofron tregu; pra një kredi pa interesa tregtare, raporton scan.

Por dje Arben Ahmetaj, Ministër i Shtetit për Rindërtim tha se rreth 400 milionë janë donacione dhe grante dhe 650 milionë janë kredi të buta.

Ministri Ahmetaj: Ishte një mbështetje ndërkombëtare spektakolare me solidaritet me popullin shqiptar dhe me familjen që kanë humbur të dashurit dhe shtëpitë e tyre, ishte në një nivel të papërshkrueshëm. Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike.

Franca sa ka dhënë?

Ministri Ahmetaj: 60 milionë euro kredi e butë plus 1 milion grant. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë.

Sa e butë?

Ministri Ahmetaj: Po të gjitha këto lëvizin nën 2.25. Ky është një instrument financiar i cili negociohet me Qeverinë shqiptare më pas që mund të jetë për disa korsi ekonomike, socio-ekonomike. Pra, janë projekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat