Rasat krapi në Ulëz/ Bashkia Mat: Do marrim masa kundër peshkimit të paligjshëm

Shqipëria

Rasat krapi në Ulëz/ Bashkia Mat: Do marrim masa kundër peshkimit të paligjshëm

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Baseni i liqenit të Ulzës, pjesë e Parkut Rajonal me të njëjtin emër, është pasuruar me 80 mijë rasat krapi.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se bashkia do të vendosë inspektorët e saj për të monitoruar gjuetinë e paligjshme në liqen e po ashtu vitin e ardhshëm do të ndaje nga buxheti i bashkisë një fond për blerje rasati që do të hidhet në liqenet Ulëz e Shkopet.

Edhe vitin e kaluar është hedhur në liqenet Ulëz e Shkopet një sasi prej 10 mijë cope rasat, duke kontribuar kështu në shtimin e peshkimit në këtë zonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat