Përhapet sëmundja e lisë në Memaliaj, 15 fëmijë të sëmurë vetëm në një shkollë

Shqipëria

Përhapet sëmundja e lisë në Memaliaj, 15 fëmijë të sëmurë vetëm në një shkollë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Rreth 15 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Memaliaj janë prekur nga sëmundja infektive e lisë.

Shumica e tyre kanë shfaqur temperaturë dhe janë mbushur me puçra në pjesën më të madhe të trupit.

Burime për Abc News bëjnë me dije se e njëjta situatë paraqitet dhe te fëmijët e kopshtit, ku ka shumë fëmijë të prekur nga infeksioni.

Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende asnjë njoftim nëse ka një epidemi në këtë zonë.

Sëmundja e lisë së dhenve (variçela) është sëmundje që e kalojnë pothuajse të gjithë fëmijët dhe përveç bezdisë, kruajtjeve e problemeve që kanë në ditët e sëmundjes, një problem edhe më i madh janë shenjat që kjo sëmundje mund të lërë në lëkurë, të cilat besohet se mund të jenë të parikuperueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat