Dy të dënuar nga Berati për trafik droge duhet të deklarojnë pasurinë

Shqipëria

Dy të dënuar nga Berati për trafik droge duhet të deklarojnë pasurinë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:21
Foto

Dy persona nga Berati të dënuar në Itali për trafik droge janë shënjestra e radhës e OFL. 

Burimet bëjnë të ditur se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasve Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo.

Deklarata e Policise

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat