Kush janë të “fortët” e Beratit që u kërkohet deklarimi i pasurisë

Shqipëria

Kush janë të “fortët” e Beratit që u kërkohet deklarimi i pasurisë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:26
Operacioni Forca e Ligjit

Operacioni Forca e Ligjit kërkoi sot formularin për deklarimin e burimit të pasurisë dy personave në Berat.

Zbulohet se ata janë Edison Çobo dhe  Gazmend Mahmutaj të dy banues në Berat.

Edison Çobo është dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa Gazmend Mahmutaj, i dënuar për drogë dhe prostitucion po në Itali.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Deklarata

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat