“Hajt pra puno këtu, ça do ti doganier?”, Rama u ofron punë djemve që ishin në kafe. Ja përgjigja që merr prej tyre - Bota Sot
“Hajt pra puno këtu, ça do ti doganier?”, Rama u ofron punë djemve që ishin në kafe. Ja përgjigja që merr prej tyre

Shqipëria

“Hajt pra puno këtu, ça do ti doganier?”, Rama u ofron punë djemve që ishin në kafe. Ja përgjigja që merr prej tyre

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Pamje nga video

Teksa ishte sot ne inspektim per fazen e pare te rindërtimit ne Durres, që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente deri në fund të marsit, në godinat e pabanueshme ku nevojiten vetëm meremetime të thella, Rama eshte perfshire ne replika me disa djem te ulur ne nje nga lokalet buze rruges. 

Shoqeruar nga zv.ministrja e Brendshme qe i tregonte se aktualisht po beheshin meremetimet e pallateve dhe pjeseve te demtuara ne fasada, Rama ka konstatuar se lokalet jane plot.

Pasi ka pershendetur qytetaret qe ishin te ulur ne kafe, Rama u eshte drejtuar nje tavoline ku ishin ulur tre djem te rinj.

Rama: Po këta, ja urdhëro, s’ka punë dhe rrinë

Një nga shoqëruesit: Kafet janë plot

Debati mes tyre

Rama: Hë mo cuna, mirë e?

Djemtë: Mirë mo Edi, mirë

Rama: S’keni punë e?

Djemtë: Po pa punë

Rama: Po hajt pra puno këtu, (i tregon pallatet që po riparohen)

Njëri nga djemtë: Ca në ndërtim?

Rama: Po ca do ti të punosh, do të punosh doganier?

Djali: Po kam mbaruar shkollën unë

Rama: A ke mbaruar shkollën ti, jurist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat