Sherr masiv me armë dhe leva në Vorë, arrestohen 3 persona - Bota Sot
Sherr masiv me armë dhe leva në Vorë, arrestohen 3 persona

Shqipëria

Sherr masiv me armë dhe leva në Vorë, arrestohen 3 persona

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:46

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mesditën e sotme në Vorë, aty ku disa persona ishin përfshirë në një sherr.

Sipas policisë njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri, ndërsa dy përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen të tre në flagrancë.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Rinia”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit  në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të  ndaluar, konkretisht:

L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

G. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat