Edi Rama debaton me qytetarin për Rexhep Qosjen

Shqipëria

Edi Rama debaton me qytetarin për Rexhep Qosjen

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:23
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pajtuar me akademikun Rexhep Qosja i cili ka kritikuar ashpër disa media në Kosovë se po propagandojnë urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë duke shtuar se në këtë nivel nuk e bënte as Sllobodan Millosheviqi që e dëshironte zhbërjen e shtetit shqiptar.

Rama e ka shpërndarë statusin e akademikut Qosja në llogarinë e tij në Facebook ku edhe ka ngritur shumë polemika.

Qytetari Besim Kryeziu u kujdes t’ia ‘sqarojë’ Ramës se akademiku Rexhep Qosja “është i humbur në Kosovë dhe se çdo herë e ka mbajtur anën e kundërt me interesat e Kosovës”.

Madje, ai tha se Qosja nuk e përfaqëson askënd dhe se në Kosovë i ka fituar më pak se 1 % të votave – e nuk e la pa akuzuar Edi Ramën se bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin e kanë vënë në pikëpyetje territorin e Kosovës.

Image

Por, kreu i shtetit shqiptar – që njihet se është shumë aktiv në rrjetet sociale – nuk e la pa ia kthyer këtij qytetari një koment me një përgjigje të gjatë.

Rama, që si gjithmonë dëshiron prova për çdo akuzë ndaj tij, kërkoi edhe nga ky qytetar fakti se kur ka deklaruar diçka që mund ta cënonte territorin e Kosovës – duke shtuar se këto ‘fakte’ mund të gjenden vetëm në gojët e shpifësve.

Pastaj, iu kthye debatit për akademikun Rexhep Qosja.

“Nëse Rexhep Qosja qenka tradhëtar i Kosovës atëherë më fut në radhë me të, sepse është nder për mua (siç është kënaqësi të jem i humbur në sytë e çdo fitimtari të llojit tend).

Rama në këtë status të gjatë e tha edhe njëherë, ashtu siç e ka thënë disa herë, se kush janë armiqtë e Kosovës.

“Kthimin e Kosovës në Jugosllavi e predikojnë ata që nuk e kanë kuptuar akoma as që Jugosllavinë nuk e ringjall dot as Tito po të ringjallet bashkë me komunizmin, as që kërcënimi i Kosovës sot nuk është fantazma e Jugosllavisë, po janë vetëizolimi, humbja e respektit të miqve të mëdhenj, mbyllja në një treg të vogël sa hapësira e saj, kufizimi i lëvizjes së njerëzve e mallrave, varfëria e papunësia që nuk kanë shans të luftohen me propagande luftarake e as me sulme qorre ndaj meje e ndaj Shqipërisë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat