“Njëri fsheh eurot në kazan, tjetri i heshtur” Berisha: Rama ka 2 hajdutë profesionistë

Shqipëria

“Njëri fsheh eurot në kazan, tjetri i heshtur” Berisha: Rama ka 2 hajdutë profesionistë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:28
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë Rama, kryeministrit si dhe disa prej zyrtarëve të saj.

Duke komentuar mbledhjen e 1.15 mld eurove në konferencën e donatorëve, Berisha deklaroi se janë dy persona në qeverinë Rama, që sipas tij janë hajdutë profesionistë. I ftuar në emisionin Tempora, Berisha shtoi se fatkeqësisht, paratë e dhëna nga ndërkombëtarët për qytetarët e prekur nga tërmeti, do të grabiten nga qeveria.

Sali Berisha: Shumë shpejt do vijë zhgënjimi i qytetarëve. Shumë keq më vjen që e komunikoj këtë, por së pari ndërmjetësi midis donacioneve dhe atyre që i dhanë ato, është një grup hajdutësh të pashoqë në botë.

Dy figurat kyçe, janë hajdutët më profesionistë pas Edi Ramës. Arben Ahmetaj është famoz, është autori i famshëm i PPP-ve… ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro. Kështu thuhet, s’mund të them se është e vërtetë.

Dhe i dyti, hajduti i heshtur. Në të heshturit, është më hajduti! Një Artan Agolli, është një lukuni e papërmbajtur. Ai në 24 të 7 ditëve, edhe në xhumë vjedh për vete dhe Edi Ramën.

Tani çfarë ndodhi dje? Dje kur euforia bëri që të sillen deformime e mashtrime, të cilat dolën sot. Dje cfarë ndodhi? Përfaqësuesi i SHBA-ve deklaroi se paratë do t’i japi për transparencë. Kjo do të thotë se paratë do i japë për të kapur hajdutët! E përshëndet këtë vendim të qeverisë amerikane për këtë qeveri të korruptuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat