Tragjedia në Bulqizë/ Përmendet vajza dhe kërkon vazhdimisht nënën, e afërmja: Po më digjet shpirti

Shqipëria

Tragjedia në Bulqizë/ Përmendet vajza dhe kërkon vazhdimisht nënën, e afërmja: Po më digjet shpirti

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:41
Bulqizë

Merita Tola, vajza 16-vjeçare që i mbijetoi tragjedisë në fshatin Ostren të Bulqizës e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ajo është përmendur dhe kërkon vazhdimisht nënën, por nuk është në dijeni për humbjen e jetës së nënës, vëllait dhe motrës së saj. Pranë saj ka qëndruar një e afërme, e cila i ka thënë se kishte grip dhe nëna do ti vijë.

Në rrëfimin e saj shprehet se e ka të vështirë ti tregojë të vërtetën dhe pret këshillën e psikologëve pasi vajza mund të pësojë traumë më të rëndë.

“Vajza është ende e tronditur. Vajza nuk di gjë, thjesht parandjen dhe kërkon nënën e saj. E kam mbajtur gjithë kohën me mashtrime, nuk kam zemër t’i them vajzës i kanë thënë se e kanë sjellë në spital pasi është me grip. Pranë vajzës është një psikologe, kërkon të bisedojë nga shëndeti vajza është mirë, por është e traumatizuar kërkon nënën, motrën dhe vëllanë. Ajo kupton se është e sëmurë, kërkon dua mamin dua mamin. Edhe mua po më digjet shpirti. Vajzës i kam thënë ishte me grip”, rrëfeu e afërmja për "Fax News".

Babai nuk ka shkuar ende të shohë Meritën pasi ka qëndruar në fshat për varrimin e tre anëtarëve e familjes, gruas dhe dy fëmijëve të tjerë që humbën jetën në shtëpi.

Në fillim dyshoheshin tre pista që shkaktuan tragjedinë në familje: gazi, dioksidi i karbonit i çliruar nga drutë dhe helmi që përdoret për pesticide.

Pas ekspertizës së 16-vjeçares, mjekët kanë thënë se ishte në gjendje të rënduar për shkak të dioksidit të karbonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat