Arrestohet një person në Memaliaj, u kap me armë dhe drogë me vete

Shqipëria

Arrestohet një person në Memaliaj, u kap me armë dhe drogë me vete

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Arrestohet në flagrancë një 1 shtetas në Memaliaj.

I arrestuari është A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Ai është kapur nga policia për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drogave në doza të vogla.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia i ka gjetur këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë "Zastava", 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat