Mjekja e re tregon si u punësua, Rama: Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, ‘ti preke dhe besoje por lum kush të besojë pa prekur’

Shqipëria

Mjekja e re tregon si u punësua, Rama: Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, ‘ti preke dhe besoje por lum kush të besojë pa prekur’

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:56
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Qendrën shëndetësore të rindërtuar në Ndroq ku ka parë nga afër mjediset e reja dhe ka biseduar për disa minuta me stafin mjekësor dhe banorët.

Ndërsa është takuar me një grup mjekësh dhe infermieresh, Rama ka dëgjuar nga to për mënyrën e punësimit përmes portalit brenda një kohe shumë të shkurtër. Kreu i qeverisë ka zgjedhur disa fjalë nga bibla për t’iu përgjigjur.

“Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, ti preke dhe besoje por lum kush të besojë pa prekur”, është shprehur Rama, ndërsa më tej ka vijuar inspektimin e qendrës Shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat