Gjykatat kanë rrëzuar në vite pjesën dërrmuese të kërkesave për konfiskimin e pasurive të dyshuara se janë krijuar nga aktivitete kriminale. Madje zv/ministrja Rovena Voda duke kërkuar në komisionin e sigurisë votën pro aktit normativ për paketën anti KCK nënvizon se shifrat janë qesharake.
Rovena Voda: Nga 1 mln euro në vitin 2013 të sekuestruara pasuri kriminale nga Policia e Shtetit, në 91 mln pasuri të sekuestruara nga Policia e Shtetit në 2019. Fatkeqësisht a e dini ju sa ka përfunduar nga ky 90 mln me vendim gjykatë, sa janë konfiskuar? Është qesharake. 30 mijë euro.
Megjithatë operacioni Forca e Ligjit do të veprojë me një kohë të kufizuar, për ti lënë vendin më pas BKH.
Rovena Voda: OFL si strukturë e posacme dhe fuqi e aktit normativ në dhjetor 2020, por më pas ndoshta dhe produkti, puna do di kalojë BKH.
Deri më tani në zbatim të paketës anti KÇK i është kërkuar deklarimit të pasurisë rreth 25 personave. Pas paraqitjes së formularit SPAK ka detyrim të japë vendimin brenda 15 ditëve dhe më pas çështja kalon në gjykatë.