Veliaj përmend PD-në, Rama nxehet: Ç’e ke këtë, lëre tani! Ironizon keq Bashën

Shqipëria

Veliaj përmend PD-në, Rama nxehet: Ç’e ke këtë, lëre tani! Ironizon keq Bashën

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:47
Rama dhe Veliaj

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar punimet në një familje në Sauk, në shtëpinë e Naim Myftarit, që u ndërtuar nga një biznesmen. Rama ditën e sotme në vizitën e tij ka shkëmbyer edhe batuta me pronarin e shtëpisë, por nuk ka lënë pa ironizuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Familjarët i kanë thënë kryeministrit se kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie iu hoqi nga puna kryefamiljarin. Rama është shprehur ” se nuk ka bërë Luli këtë, se kanë qenë në gjumë”.

Biseda: 

Rama: Jenë në shkollë ti?

Djali: Po në shkollë.

Gruaja: Punonte i shkreti kamarier, shkonte edhe në punë pasdite.

Rama: Shumë mirë të punojë,

Veliaj: I thashë tani që mbaruam këtu, të vijë të punojë të bëjmë shtëpitë e të tjerve.

Gruaja: Jo mo fëmijët janë dembela.

Rama: Me këtë rindërtim do hapen vende pune pa fund. Dua vend pune, po e duan në shtet, se duan rrogën pa punë.

Burri: Këtë na e hoqi luli nga puna.

Rama: Po s’e ka hequr Luli i shkretë, se ka pasur mendjen, se ka qenë në gjumë.

“Punojmë e nxjerrim bukën por për shtëpi nuk e qitshim dot”, tha gruaja.

“Del PD dhe thotë të mbrojmë…”, tha në një moment Veliaj.

Rama: Ç’e paske këtë PD sot? Lëre tani.

Kryeministri kishte sjellë edhe dy dhurata për më të vegjëlit e shtëpisë: “Këto i keni porosi nga Zaho, po mos i hap”.

“E pac këmbën e mbarë”, i tha kryefamiljari.

Rama: Tani se di, unë të gjatë e kam se di a e kam të mbarë, unë me zemër kam ardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat