Artemis Malo i përgjigjet presidentit Meta

Shqipëria

Artemis Malo i përgjigjet presidentit Meta

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:51
Artemis Malo

Deputetja e Partisë Socialiste, Artemis Malo i është përgjigjur flakë për flakë presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej gati një vitit ka nisur një “luftë” të paprecedent me mazhorancën socialistët, ndërsa dy ditë e fundit ka nisur një ofensivë, duke kërcënuar se do të shpërndajë Parlamentin nëse shumica nuk reflekton. Por për deputeten Malo, këto sjellje tregojnë se kreu i shtetit është i frikësuar dhe se i ka hyrë frika në palcë për shkak se mazhoranca socialiste ka thelluar reformat.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ligjvënësja gjirokastrite theksoi se deklaratat e Metës për të bërë rezistencë janë absurde. “Deklaratat e presidentit Ilir Meta për të bërë rezistencë, janë të papranueshme. Nuk i ka hije kreut të shtetit që të përdorë këtë gjuhë, që edhe opozitari më radikal do ta kishte zili. Presidenti është figurë e unitetit dhe në vend që të qëndrojë mbi palët, është bërë njësh me opozitën, duke u kthyer në qesharak. Pavarësisht, deklaratave të tij, ne si mazhorancë jemi të vendosur që të punojmë dhe të çojmë përpara reformat integruese, kjo edhe për faktin se populli na ka besuar në drejtimin e vendit. Kështu që, falë reformave të thella që po bën mazhoranca, ashtu siç ia dolëm të marrim suportin maksimal, jashtë çdo pritshmërie, edhe në shenje solidariteti për tragjedinë e rendë të Nentorit, po ashtu, në 2021 do marrim mandatin e tretë qeverisës! Z. Meta, nuk zgjodhi as ditën e bekuar, po as situatën, për të shfaqur problemet e inferioritetit dhe frikës që e ka mbytur” , theksoi deputetja e PS, Artemis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat