Dalin fotografitë/ I mbështjellë me qese të zezë, ky është momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon

Shqipëria

Dalin fotografitë/ I mbështjellë me qese të zezë, ky është momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:18
Jan Prenga

Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës është futur në një furgon të bardhë është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Dy persona kanë kapur trupin për ta futur në automjetin që ndodhej i parkuar në garazhin e kompleksit "Golden" në Shijak.

Jan Prenga 49-vjeçari i rrëmbyer në Kamëz paraditen e 17 janarit, dyshohet se ka gjetur vdekjen nga torturat e pësuara nga rrëmbyesit, të cilët e kanë qëlluar edhe me thikë, ditën kur u mor me forcë.

Në foto duket se viktima është mbështjellë me qese të zezë për tu transportuar në një vend tjetër. Ende nuk dihet ku ndodhet trupi i pajetë, ndërkohë që vijojnë kërkimet edhe për tre personat që dyshohet të kenë dhënë urdhrin për vrasjen e tij.

Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë Bajram dhe dy djemtë e tij Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Ndërsa të kërkuarit janë Altin Hajri, pronari i kompleksit "Golden", Gentian Doçi që është pjesë e një prej bandave të Shkodrës dhe Dritan Rexhepi që është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, i cili dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat