Akuzat për tubimin e marsit, Presidenca- Lleshajt: ‘Gjenerali’ nën poture të qetësohet

Shqipëria

Akuzat për tubimin e marsit, Presidenca- Lleshajt: ‘Gjenerali’ nën poture të qetësohet

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 19:57
Sandër Lleshaj

Presidenca i është kundërpërgjigjur akuzave të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me tubimin e 2 marsit, lajmëruar këtë të mërkure nga Ilir Meta.

Zëdhënësi i Presidentit është shprehur se ‘Gjenerali’ nën poture duhet të mos shqetësohet për garantimin e rendit publik, pasi atë e garantojnë Presidenti dhe populli shqiptar, duke nënkuptuar kësisoj se tubimi i thirrur më dy mars nga Kreu i Shtetit nuk do të përcillet nga asnjë lloj incidenti.

STATUSI I ZËDHËNËSIT TEDI BLUSHI

Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture.
Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?
Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat